Lajme

Teoria e liderit të çmendur!

Shkruar nga Alessandra Muglia

Niccolò Machiavelli, në librin e tij, “Princi” (1513), sugjeronte se një sundimtar mund të përfitojë nga të pretenduarit se është i çmendur, për të ngatërruar dhe frikësuar armiqtë e tij…

Një strategji e lashtë e bazuar në idenë e bërjes së kundërshtarëve të besojnë se një udhëheqës është i gatshëm të bëjë gjithçka, me qëllim për të frikësuar kundërshtarët dhe për të fituar avantazhe pa luftuar.

Bëjeni armikun tuaj të besojë se mund t’i sillni ferrin në shtëpi dhe do të fitoni pa luftuar asnjë ditë: një bast me kosto të larta.

Shumë udhëheqës kanë përqafuar “Teorinë e të Çmendurit”, një strategji politike dhe diplomatike e bazuar në idenë e bërjes së kundërshtarëve të besojnë se një udhëheqës është i paparashikueshëm, madje i paarsyeshëm, dhe i gatshëm të bëjë çdo gjë, në mënyrë që ta frikësojnë armikun  pa përdorur armët.

Ideja, shkurt, është të shfrytëzohet paparashikueshmëria ose egërsia e perceptuar e udhëheqësit tuaj për të fituar avantazh politik dhe ushtarak.

300600-Banner-AKi

Shprehja, e shpikur gjashtëdhjetë vjet më parë nga Presidenti Nixon, tregon një  strategji të rilançuar në shkallë globale vitet e fundit nga Donald Trump, i cili pretendon se ka fuqinë për të mbjellë frikë te kundërshtarët e tij pa pasur nevojë të përdorë mjete ushtarake.

E njëjta strategji është përdorur edhe nga Vladimir Putin, i cili prej kohësh ka shprehur kërcënimet e tij bërthamore kundër Perëndimit, gjithashtu edhe nga Kim Jong-un shpesh i portretizuar si një i çmendur eksentrik i aftë për akte të paparashikueshme, por qëndrimi i tij agresiv dhe luftarak duket të jetë një pengesë e pastër.

Niksoni e bëri Teorinë e të Çmendurit një nga parimet themelore të politikës së tij të jashtme, pikërisht gjatë viteve kur Shtetet e Bashkuara ishin të angazhuara në Luftën e përgjakshme të Vietnamit, në mes të Luftës së Ftohtë. I frustruar nga pamundësia për të arritur rezultate të shpejta në terren, Niksoni vendosi të ndryshonte rregullat e lojës: strategjia e tij përfshinte frikësimin e armikut komunist duke e bindur atë se mund të sulmohej me përgjigje të mëdha dhe joproporcionale. Qëllimi ishte të detyrohej qeveria e Vietnamit të Veriut të negocionte një paqe.

Por ky koncept ka rrënjë më të vjetra: Niccolò Machiavelli, në librin e tij, “Princi” (1513), sugjeronte se një sundimtar mund të përfitojë nga të pretenduarit se është i çmendur, për të ngatërruar dhe frikësuar armiqtë e tij.  Një udhëheqës që duket i paparashikueshëm dhe i gatshëm të marrë vendime drastike mund t’i dekurajojë kundërshtarët e tij pa pasur nevojë të përdorë forcën e drejtpërdrejtë.

3sgIgLJ.png
KddZqn1.gif