Lajme

“Gaza do të rindërtohet”, Trump zbulon sekretet e armëpushimit

ga SHBA-ja në Egjipt, Trump shpall fundin e luftës në Gaza…

Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar një “përparim historik” në Lindjen e Mesme arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Gjatë një takimi me kabinetin e tij, Trump tha se kjo marrëveshje ka sjellë fundin e luftës në Gaza dhe ka hapur rrugën për një “paqe të qëndrueshme”.

Siç e dini, mbrëmë arritëm një përparim historik në Lindjen e Mesme, diçka që shumë thoshin se nuk do të ndodhte kurrë. Ne i dhamë fund luftës në Gaza dhe, në një kuptim më të gjerë, krijuam paqe. Dhe mendoj se do të jetë një paqe afatgjatë”, u shpreh Trump.

Ai gjithashtu konfirmoi se janë siguruar lirimet e të gjithë pengjeve që ndodheshin në Gaza. “Ata duhet të lirohen të hënën ose të martën. Marrja e tyre është një proces i ndërlikuar”, tha ai.

Trump tha se do të udhëtojë në Egjipt për një ceremoni zyrtare nënshkrimi, edhe pse marrëveshja tashmë është nënshkruar. “Do të kemi një nënshkrim shtesë në Egjipt. Ka për të qenë një nënshkrim zyrtar”, deklaroi ai.

Duke folur për të ardhmen e Gazës, ai tha se “ajo do të rindërtohet ngadalë”. Sipas tij, pritet që vende të mëdha të ndërhyjnë për të ndihmuar në rindërtimin dhe stabilizimin e rajonit.

300600-Banner-AKi

Mendoj se do të shihni disa vende të fuqishme që do të angazhohen, do të ofrojnë shumë para dhe do të kujdesen për gjithçka”, tha Trump.

Gjatë takimit të kabinetit, Trump shtoi se marrëveshja u bë e mundur edhe falë një sulmi të mëparshëm amerikan ndaj Iranit. Sipas tij, sulmet e 22 qershorit ndaj objekteve bërthamore iraniane eliminuan rrezikun e një kërcënimi bërthamor që do ta kishte komplikuar çdo përpjekje për marrëveshje.

Mendoj se sulmi ndaj Iranit ishte shumë i rëndësishëm, sepse po të mos kishte ndodhur, ata ndoshta tashmë do të kishin një armë bërthamore, disa të tilla madje, dhe çdo marrëveshje do të ishte nën një re të zezë”, tha ai.

Trump pretendoi se Irani tani është i gatshëm të punojë për paqe dhe ka shprehur mbështetje të plotë për marrëveshjen. “Na kanë informuar se janë plotësisht në favor të kësaj marrëveshjeje. Mendojnë se është një gjë shumë e mirë”, tha ai.

Ai shtoi gjithashtu: “Ne do të donim që edhe Irani të mund të rindërtonte vendin e tij, por nuk mund të kenë armë bërthamore.”

Sipas Pentagonit, SHBA bombardoi disa objekte kyçe të programit bërthamor iranian më 22 qershor, pas një shkëmbimi sulmesh ajrore mes Izraelit dhe Iranit. Ndërsa rezultatet e goditjeve mbeten subjekt diskutimi, Trump ka këmbëngulur se ato “e shkatërruan” programin bërthamor të Iranit.

3sgIgLJ.png
KddZqn1.gif