Lajme

BDI kërkon zbardhjen e menjëhershme të sulmit ndaj Zekirija Shahinit dhe pezullon aktivitetet zgjedhore për ditën e sotme

BDI ka reaguar ashpër ndaj sulmit sot në Kumanovë nga autori ende i panjohur që plagosi me armë zjarri mjekun Zekirija Shahini nga fshati Sllupçan i Likovës.
Jemi të shqetësuar nga sulmi i armatosur ndaj kandidatit tonë dhe bartësit të listës në komunën e Likovës, i cili u qëllua nga persona me maska dhe u plagos. Fatmirësisht, jeta e tij është jashtë rrezikut dhe ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në ragimin e BDI-së.
Nga kjo parti apelojnë ndaj MPB-së që urgjentisht të zbardh rastin dhe ti sjell para drejtësisë autorët.
”Ne dënojmë ashpër këtë akt barbar dhune dhe kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike të reagojnë menjëherë, me transparencë të plotë dhe me vendosmëri, për të identifikuar, arrestuar dhe sjellë para drejtësisë autorët e këtij atentati”’, thonë nga BDI
Kjo parti bën thirrje njëkohëisht ndaj anëtarëve dhe simpatuzantëve të vet që ta ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme.
”U bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve tanë, simpatizantëve dhe qytetarëve në përgjithësi që të ruajnë qetësinë, të mos bien pre e provokimeve dhe të tregojnë maturinë që gjithmonë e ka karakterizuar lëvizjen tonë.
BDI njoftn seka pezulluar aktivietet paragjedhore në shenjë solidarizimi me të plagosuin që vjen nga radhët e kësaj partie, i cili dhe i prin listë për këshilltar të Koalicionit AKI për Komunën e Likovës
Në shenjë solidariteti me të plagosurin dhe për të theksuar seriozitetin e ngjarjes, partia jonë vendos të pezullojë aktivitetet e ditës sotme, ndërsa institucionet të ndërmarrin hapa konkretë për rikthimin e besimit publik dhe sigurisë në terren”, thuhet në ragimin e BDI-së

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png