Më 01.10.2025 në orën 16:10 në rrugën “Sede Kostoski” në Gostivar, nëpunës policorë të DPV Gostivar e kanë privurar nga liria personin Sh.J. (48) nga f. Raven i Gostivarit, sepse tek ai është gjetur dhe konfiskuar një substancë e bardhë pluhuri. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
……
Më 01.10.2025 në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privurar nga liria personin Ç.B. (34) nga Tetova. Në periudhën nga ora 15:45 deri në ora 17:00, me urdhër të gjykatës, është kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të Ç.B. në Tetovë, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “Ekol” kalibër 9 mm me një karikator me tre plumba, telefona celularë, pesë çelësa për ndezjen e automjeteve, çelësa të ndryshëm për hapjen e dyerve dhe objekte të tjera për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale “vjedhje” sipas nenit 236 të Kodit Penal. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
……
Më 01.10.2025 në orën 20:10 në SPB Tetovë, një 19-vjeçar nga Tetova ka raportuar se rreth orës 19:10 para shtëpisë së tij, pas një fjalosjeje të shkurtër, është sulmuar fizikisht nga kushëriri i tij B.A. Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 01.10.2025 në orën 10:50 në SPB Tetovë është raportuar se ka rënë zjarr në një kasollë në pronësi të A.A. (55) në f. Xhepçisht. Nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga një ekip i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Tetovë. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer ekspertizë në vendngjarje.
……
Më 01.10.2025 në orën 17:00 në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar, nëpunës policorë nga DPB Gostivar e kanë gjetur L.P. (15), për të cilën në datë 30.09.2025 ishte raportuar se ishte larguar nga shtëpia.
……
Gjatë ditës së djeshme (01 Tetor) në rajonin e SPB Tetovë është kryer një kontroll i automjeteve dhe drejtuesve të automjeteve. Gjatë
kontrollit janë sanksionuar gjithsej 46 drejtues (TE-34 dhe GV-12 për parkim të parregullt, ndërsa 22 automjete (TE-12 dhe GV-10) janë ngritur me automjet special karrotrec (merimangë). Janë sanksionuar edhe 109 lloje të tjera shkeljesh në komunikacion (TE-74 dhe GV-35).
								
							
						
								
														
							
								
														
							
								
														
							

