Lajme

EVN RUN 2025 – Bashkim, humanizëm dhe energji pozitive

Në Shkup u mbajt edicioni i shtatë i garës humanitare EVN RUN 2025, ku morën pjesë rreth 400 punonjës nga grupi EVN Maqedoni. Gjatë ngjarjes, pjesëmarrësit përshkuan së bashku 2,142 kilometra, duke mbledhur një shumë rekorde donacionesh.

Fondet e mbledhura këtë vit do të ndihmojnë:

  • Personat që janë me diabet,
  • Iniciativa për një stil të shëndetshëm jete,
  • Si dhe familje që përballen me sfida të infertilitetit.

Kjo ngjarje tradicionale edhe një herë e dëshmoi që EVN RUN nuk është vetëm një garë sportive, por një simbol i solidaritetit, përkushtimit dhe kujdesit për komunitetin. Përmes sportit dhe bashkëpunimit, EVN vazhdon të japë kontribut të rëndësishëm për të mirën e kategorive më të ndjeshme në shoqëri.

3sgIgLJ.png
KddZqn1.gif