Lajme

Ambasada e Shqipërisë në Holandë mbështet protestën kundër Speciales, ajo e Kosovës e injoron

Ambasada e Shqipërisë në Holandë ka publikuar një video nga protesta e mbajtur të dielën në Hagë të Holandës, kundër Gjykatës Speciale, në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur mbështetje ndaj kësaj proteste.

“LIRIA KA EMËR!”, shkruan nga ambasada në Facebook.

Nga ana tjetër, Ambasada e Kosovës në Holandë nuk ka vepruar njësoj. Nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me protestën e organizuar kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Para protestës mbështetje dha edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Liria ka emër. Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant. Liri për çlirimtarët”, shkroi Rama në Facebook, ku ndau edhe një video.

Ndryshe nga Rama, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe qeveritarët e tjerë nuk e kanë bërë asnjë reagim lidhur me këtë ngjarje.

Protesta në Hagë u mbajt pas asaj në Prishtinë më 7 gusht, ku dhjetëra mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare u mblodhën për të kundërshtuar Gjykatën Speciale, e në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ndryshe, të hënën, në Hagë nisin dëshminë dëshmitarët e mbrojtjes. Ish-diplomati amerikan, James Rubin, do të jetë i pari që do të jap dëshminë në gjykatore.

Që nga 5 nëntori i 2020-së, në qendrën e paraburgimit në Hagë ndodhen katër ish-krerë të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime të pretenduara lufte dhe kundër njerëzimit.

3sgIgLJ.png
KddZqn1.gif