Lajme

Adrian Aziri triumfon në KU-Fest – Shpallet “Aktori më i Mirë”

Në kuadër të Festivalit të Teatrove KU-Fest në Kumanovë, shfaqja “Pacienti i dr. Frojdit” u mirëprit me entuziazëm nga publiku dhe juria profesionale, ndërsa aktori Adrian Aziri shkëlqeu në skenë me interpretimin e tij të fuqishëm dhe të paharrueshëm.

Përmes një performance të thellë dhe plot nuanca, Adriani u shpërblye me çmimin prestigjioz “SEFEDIN NUREDINI”, duke u shpallur AKTORI MË I MIRË i festivalit.

Adrian Aziri, që rrjedh nga një familje artistësh, dëshmon edhe një herë se arti është më shumë se pasion – është trashëgimi dhe mision.

E urojmë Adrianin për këtë arritje të madhe dhe i dëshirojmë edhe shumë suksese e role të mëdha në të ardhmen! 👏🎭🌟

3sgIgLJ.png
KddZqn1.gif