Lajme

68-vjeçari nga Tetova, rrahu një 42-vjeçar që po i priste turistët të dalin nga Xhamia e Pashës

Një rast aspak i hijshëm ka ndodhur në Tetovë. Një 68-vjeçar nga Tetova është arrestuar nga Policia e Tetovës, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht një 42-vjeçar nga Velesi, i cili me guidë turistike po priste të dilnin turistët nga Xhamia e Pashës në Tetovë.

“Më 27.10.2025 në ora 11:35 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë arrestuar privuar nga liria personin N.A. (68) nga Tetova, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se rreth orës 11:20 në Tetovë, kishte sulmuar fizikisht personin K.D. (42) nga Velesi – një guid turistik, ndërsa priste që turistët të dilnin nga Xhamia e Pashës (Xhamia me Larme) në Tetovë. Sipas denoncimit, ai ishte përpjekur me një send të shpojë gomat e autobusit me të cilin transportoheshin turistët dhe kishte kërcënuar edhe shoferin e autobusit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës”, njoftuan nga SPB Tetovë.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png