Lajme

27 deputetët bullgarë ende me ndalesë aktive për të hyrë në Maqedoni

Gjykata e Manastirit konfirmoi për Tellma se ende është në fuqi ndalesa për hyrje për një grup prej 27 deputetësh bullgarë nga partia e djathtë proruse “Ringjallja”, ndërsa në mesin e tyre janë edhe Krsto Vraçev dhe Angell Georgiev, të cilët javën e kaluar, pavarësisht ndalesës, arritën të hyjnë në Maqedoninë e Veriut dhe të marrin pjesë në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Koçanit.

Vraevç dhe Georgiev vitin e kaluar në gusht kanë marrë ndalesë njëvjeçare për hyrje për shkak të kalimit ilegal të kufirit dhe ajo ende vazhdon.

“Duke pasur parasysh se aktgjykimi është bërë i plotfuqishëm më 29.08.2025, ndalesa zbatohet nga ajo datë, përkatësisht një vit nga dita kur ata janë dëbuar, gjegjësisht kur u është ndaluar hyrja në Republikën e Maqedonisë”, thonë nga Gjykata Themelore e Manastirit.

Pavarësisht njoftimit të autoriteteve kompetente, Georgiev dhe Vraçev e kanë kaluar kufirin javën e kaluar. Gjykata e Manastirit në përgjigjen e saj thekson se ndaj të dyve, si dhe ndaj të dënuarve të tjerë, janë hapur lëndë te përmbaruesit për mbledhjen e shpenzimeve gjyqësore në vlerë prej nga 2 mijë denarë për secilin. Të dënuarve u është shqiptuar edhe gjobë, e cila sipas ligjit mund të jetë nga 50 deri në 230 euro.

Të dënuarit janë ndëshkuar për kalim ilegal të kufirit në Kajmakçalan në qershor të vitit të kaluar.

3sgIgLJ.png