Lajme

Ziadin Sela bashkë me familjen del për të votuar: Sot është dita kur flet sovrani dhe demokracia merr kuptim

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka dalë sot bashkë me familjen për të ushtruar të drejtën e tij qytetare të votës.

Në një mesazh të shpërndarë pas votimit, Sela u shpreh:

“Sot është dita kur flet sovrani dhe demokracia merr kuptim.
Bashkë me familjen shfrytëzova të drejtën time qytetare me shpresë që kjo ditë të sjellë një të ardhme të ndritshme për komunat tona, për të gjithë ne.
Ftoj qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të vendosur, ashtu siç e patëm fushatën, si një ditë feste ta kalojmë dhe këtë ditë.”

Me këtë mesazh, Sela ka dhënë një shembull për pjesëmarrje familjare dhe qytetare në zgjedhje, duke ftuar të gjithë qytetarët që ta shohin procesin e votimit si një ditë feste dhe shprese për të ardhmen.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png