Lajme

Vrasja e Vanjës dhe Panços, dënohen me burgim të përjetshëm Manev, Videvski, Keshishev dhe Palevski!

Gjykata Penale në Shkup ka shqiptar dënim me burgim të përjetshëm për Velibor Manev, Bore Videvski, Vllatko Keshishev, Lupço Palevski, të gjithë të akuzuar për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, përcjell TV21. Gjykata vendosi që babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, të lirohet nga akuzat.

Pas shpjegimit të veprave për të cilat ngarkohen dhe ngjarjet që lidhen me rrëmbimet dhe vrasjet e Vanjës dhe Pançes, gjykatësi Ivica Stefanovski shqiptoi dënime me burg të përjetshëm për katër personat në fjalë, ndërsa për babanë e Vanjës u vendos se lirohet nga akuzat.

“Gjykata ndaj të akuzuarve Velibor Manev, Bore Videvski, Vllatko Keshishev dhe Lupço Palevski për veprën penale ‘rrëmbim’ u ndan dënim me burg me nga 10 vjet, ndërsa për veprat penale ‘vrasje’ secilit prej të akuzuarve individualisht u konstaton burg të përjetshëm me çka u caktohet dënimi i vetëm me burg të përjetshëm”, shpjegoi gjykatësi Stefanovski gjatë shpalljes së sotme të vendimit në Gjykatën Themelore Penale në Shkup.

Aleksandar Gjorçevski, nga ana tjetër, lirohet nga akuzat sepse Prokuroria publike nuk vërtetoi përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se ai ka kryer veprën.

Në aktakuzë qëndron se personat e akuzuar së bashku planifikuan rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim ta detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski në Veles, madje sipas aktakuzës ishte me qëllim që ta detyronin atë t’ua jepte makinën e tij “Citroen” në mënyrë që ta përdornin për të rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Minorenja Vanja dhe Pançe nga Velesi të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, më 3 dhjetor të vitit 2023 u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png