ZVICËR- Video dhe pamje të reja vijojnë të qarkullojnë në rrjet nga festa e tifozëve shqiptarë për ndeshjen e Shqipëri-Serbi. Ndeshja ishte shumë emocionuese teksa të gjithë shqiptarët kudo nëpër botë bën tifo pë kombëtaren dhe për fitore në “shtëpi”. Rezultati 0-0 nuk i ndaloi tifozët që të festojnë teksa shqiptarët nuk kanë harruar traditat.
Një video po qarkullon në rrjet ku duket një i ri me qeleshe në kokë i cili qëllon me armë disa herë në ajër pas përfundimit të ndeshjes. Ky rast është regjistruar në Zyrih. Mediat vendase shkruajnë se disa të rinj me flamuj të UÇK-së festuan në mënyrë të tepruar në General Guisan Quai, jo shumë larg Bürkliplatz, dhe madje bllokuan trafikun.
Siç tregon një video që qarkullon në Snapchat, një i ri qëllon nëntë herë në ajër me pistoletë. Në Zvicër, të shtënat janë të dënueshme sipas ligjit të armëve të zjarrit. Dhe është e rrezikshme, madje potencialisht kërcënuese për jetën. Sepse plumbat bien diku – ndonjëherë me shpejtësi vdekjeprurëse. Vdekjet ndodhin vazhdimisht në të gjithë botën, për shembull kur qëllohet me armë zjarri në ajër në dasma.