Lajme

(VIDEO) Shkolla e Nerovës, komuna kërkon nga ministria mjete për përfundimin e objektit

Nxënësit e shkollës së Norovës e kanë nisur vitin e ri shkollor me problemet e vjetra. Edhe pse u bë legalizimi i shkollës së re, nxënësit mësmin edhe këtë vit e nisën në objektin e vjetër, për shkak se shkolla e re ende kërkon shumë punë dhe mjete financiare që të jetë e gatshme për mësim.

Nga Komuna e Krushevës për Tv Shenja kanë njoftuar se kanë dërguar kërkesë në Ministrinë e Arsimit për mjete financiare për ta pajisur shkollën me mjetet e nevojshme në mënyrë që t’i plotësoj kushtet për mësimin e fëmijëve, por kryetari Tome Hristovski thotë se nuk ka marrë përgjigje kthyese. Megjithatë, ai u zotua se këto ditë do të dërgojë dhe një kërkesë urgjente, që shkolla të përfundohet këtë vit.

Tome Hristovski, kryetar i Komunës së Krushevës

Prej që shkolla është legalizuar, ka kaluar në kompetencë të komunës. Kemi kërkuar nga Ministria e Arsimit mjete për ndërtimin e së njejtës, që t’i plotësoj kushtet. Ende nuk kemi marrë përgjigje. Megjithatë këto ditë të dërgoj edhe një kërkesë për urgjencë. Do të marr për obligim që këtë vit shkolla të përfundoj. Do ta them sërisht, politika nuk duhet të përzihet tek nxënësit dhe tek shkollat, por duhet në mënyrë të vërtetë, humane dhe institucionale të veproj sepse është e nevojshme dhe e patjetërsueshme të ju ndihmohet fëmijëve”.

Dashmir Jusufi, banor i fshatit për Tv Shenja tha se këtë vit në klasë të parë janë regjistruar edhe 17 nxënës. Ndërkaq, këtë vit, janë detyruar që nxënësit e klasës së 2 dhe të 5 t’i grumbullonjnë në një klasë, nga mungesa e klasave të nevojshme dhe të realizojnë mësim të kombinuar.

Objektin e ri të shkollës së re, banorët e këtij fshati u detyruan ta nisin me vetiniciativë, pas kërkesave të shumta e disavjeçare për një shkollë të re, pasi objekti i vjetër nuk i plotësonte as kushtet minimale për mësimin e 120 nxënësve. Mirëpo, punimet në objektin e ri shkollor u ndërprenë nga institucionet për shkak se objekti ishte ndërtuar pa leje ndërtimi. Si pasojë e kësaj, mësimi u bojkotua për disa ditë. Për shkak të presionit të opinionit dhe të mediave, institucionet ndërhynë dhe e legalizuan pronën dhe objektin e shkollës, problem ky i cili datonte me dekada.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

3sgIgLJ.png
KddZqn1.gif