Lajme

(VIDEO) Deputetja Dauti: Qeveria të anulojë vendimin për fshirjen e mërgatës

Qeveria duhet ta përmirësojë gabimin dhe ta anuloj sa më shpejtë vendimin për fshirjen e mërgatës, ka deklaruar deputetja Ilire Dauti për TV Shenja.

Ajo potencon se me këtë vendim të Qeverisë, dëmi më i madh për komunat shqiptare është ulja e këshilltarëve, por deklaron se komunat shqiptare janë dëmtuar dhe vahzodjnë të dëmtohen edhe në aspektin ekonomik falë këtij vendimi.

Thotë se vendimi i marrë në Qeveri vitin e kaluar kur VLEN u bë pjesë e Qeverisë për fshirjen e mërgatës është anti-kushtetues.

ILIRE DAUTI, DEPUTETE

“Një qasje e tillë hileqare që ndodhi në fund të vitit të kaluar me vendimin e Qeverisë ku për fat të keq, përfaqësuesit shqiptar aty kanë kaluar këtë pikë të rendit të ditës, duke aprovuar pa pasur asnjë debat për një pyetje kaq të rëndësishme dhe thelbësore që ka të bëjë me diasporën me ata të cilët e mbajnë edhe gjallë përmes remitencave edhe vet ekonominë e shtetit. Është qasje e padrejtë dhe hileqare për të cilën kemi folur vazhdimisht dhe së fundmi edhe Gjykata Kushtetuese ishte shumë e qartë me këtë, është anit-kushtetues dhe Qeveria, ashtu siç e ka marrë vendimin në fund të vitit të kaluar, ashtu duhet ta bëj të pavlefshëm të njëjtin” .

Për çështjen e rezidentëve dhe jo-rezidentëve dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, TV Shenja e pyeti edhe kryeparlamentarin, Afim Gashi. Tha se nëse një propozim i tillë vjen në Kuvend, ai do ta procesuojë.

AFRIM GASHI,KRYEPARLAMENTAR

“Nuk ka ndonjë iniciativë konkrete për këtë çështje, natyrisht çdo rekomandim të Gjykatës Kushtetuese në Kuvend ne e shtjellojmë, e marrim parasyshë dhe përgjigjemi në mënyrë të përcaktuar me rregullore dhe me ligje në Kuvend”.

Ndryshe, partitë politike opozitare përmes konferencave me ditë të tëra kanë kërkuar që Qeveria dhe Kuvendi ta vendosin në fuqi vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta anulojë vendimin anti-kushtetues për fshirjen e mërgatës. Ndërkaq, për fshirjen e mërgatës dhe fshirjen e tyre edhe VLEN më heret e ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim.

Mevludin Imeri /SHENJA/

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png