Lajme

Ushtari izraelit spiun i Iranit – çfarë informata u shiti iranianëve?

Agjencia izraelite e sigurisë Shin Bet dhe policia izraelite kanë njoftuar se një ushtar izraelit është akuzuar për spiunim në favor të Iranit në këmbim të shpërblimit financiar.

Ushtari është arrestuar së fundmi dhe pas hetimeve të kryera nga Shin Bet, njësia policore për krime të rënda Lahav 433 dhe Policia Ushtarake, prokurorët ushtarakë kanë ngritur sot aktakuzë ndaj tij, shkruan reuters.

Sipas deklaratave të Shin Bet dhe policisë, ushtari “me vetëdije ka mbajtur kontakte me elementë iranianë dhe ka kryer detyra për ta, përfshirë dërgimin e regjistrimeve të përgjimeve dhe filmimin e vendeve ku kanë rënë raketat në Izrael”.

Agjencia thekson se informacionet që ushtari ia ka dhënë Iranit nuk kanë qenë konfidenciale dhe nuk i janë ofruar atij në kuadër të rolit të tij në Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

Shin Bet deklaron se incidenti është “veçanërisht serioz” sepse ushtari izraelit “ka mbajtur kontakte me armikun”.

Gjykata ushtarake ka urdhëruar që ushtari të qëndrojë në paraburgim deri më 22 korrik, megjithëse pritet që paraburgimi t’i zgjatet më tej.

Gjatë dy viteve të fundit, Irani ka shtuar përpjekjet për të rekrutuar izraelitë si spiunë në këmbim të parave.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png