Lajme

Ukraina i mbylli tubacionin e naftës, Hungaria hakmerret duke bllokuar ndihmën 90 mld euro të BE-së!

Qeveria e Hungarisë ka vendosur të bllokojë paketën e ndihmës prej 90 miliardë eurosh të Bashkimit Evropian për Ukrainën për shkak të veprimit të Kievit për të ndaluar rrjedhat e naftës ruse përmes tubacionit Druzhba. Lajmi i bë i ditur nga Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Peter Szijjarto, i cili theksoi se duke bllokuar furnizimet e naftës nëpërmjet Druzhbës, Ukraina po shkel marrëveshjen e saj të asociimit me BE-në.

Ai paralajmëroi se për sa kohë që Kievi vazhdon ta bëjë këtë, Hungaria do të vazhdojë të bllokojë vendimet e BE-së që janë të rëndësishme për Ukrainën.

“Ne kemi marrë vendimin për të bllokuar kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën derisa Ukraina të rifillojë furnizimet me naftë nëpërmjet tubacionit Druzhba. Për sa kohë që furnizimet me naftë në Hungari mbeten të bllokuara, Ukraina nuk do të marrë kredinë ushtarake prej 90 miliardë eurosh”, tha ai.

Ministri akuzoi Kievin për bashkëpunim me Brukselin dhe opozitën hungareze me qëllim shantazhimin e qeverisë së Hungarisë. Sipas mendimit të tij, Kievi po krijon qëllimisht vështirësi për Hungarinë, duke bërë që çmimet e gazit të rriten ndjeshëm në prag të zgjedhjeve parlamentare.

“Ne nuk do t’i nënshtrohemi këtij shantazhi. Ne nuk do ta mbështesim konfliktin në Ukrainë, nuk do t’i paguajmë ukrainasit për të vazhduar konfliktin, nuk do të lejojmë që paratë e taksapaguesve hungarezë të shkojnë në Ukrainë dhe nuk do të lejojmë që çmimet e benzinës në Hungari të rriten”, tha Szijjarto.

Sipas të dhënave hungareze, nafta nuk ka rrjedhur përmes tubacionit Druzhba që nga 27 janari.

3sgIgLJ.png