Lajme

Turqia zbulon “GAZAP”, bombën e saj më të fuqishme konvencionale – VIDEO

Turqia ka prezantuar zyrtarisht bombën e saj ajrore më të fuqishme deri më sot – një armë konvencionale me emrin GAZAP, që shënon një moment të ri në arsenalin ushtarak të vendit.

Pamjet e testimit të bombës u publikuan së fundmi nga media turke, përfshirë CNN Türk dhe Yeni Şafak, duke konfirmuar për herë të parë kapacitetet shkatërruese të saj.

GAZAP peshon 970 kilogramë dhe përmban 10 mijë thërrmija shkatërruese, të cilat, së bashku me ngarkesën termobarike prej afro 1 ton, e bëjnë këtë bombë konvencionale më të fuqishmen që Turqia ka prodhuar ndonjëherë.

Sipas raportimeve, arma është zhvilluar për të ofruar efekt maksimal në objektiva tokësore të mbrojtura dhe për operacione ajrore me intensitet të lartë.

Ngarkesa termobarike krijon një shpërthim të dytë që konsumon oksigjenin në zonën përreth, duke rritur efektin vdekjeprurës dhe shkallën e dëmtimit.

Ky zhvillim vjen në të njëjtën javë kur Turqia prezantoi për herë të parë edhe raketën hipersonike Typhoon Block-4, një tjetër armë e avancuar për të cilën ende nuk janë bërë publike të dhëna të sakta mbi rrezen e veprimit.

Sipas burimeve të ndryshme, Typhoon mund të ketë një rreze që varion nga disa qindra deri në 3 mijë kilometra.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png