Lajme

Tre persona nga Tetova janë arrestuar për drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe të lejuar

Tre persona nga Tetova dhe rajoni i Tetovës janë arrestuar për drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe të lejuar. Me datë 15.06.2025 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri Rrugore Tetovë kanë arrestuar tre persona nga Tetova dhe rajoni i Tetovës për drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe të lejuar.

Në ora 17:40 në rrugën Tetovë-Gostivar, Sh.F. (45) nga Tetova është arrestuar. Gjatë kontrollit të komunikacionit dhe masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, zyrtarët policorë kanë konstatuar se i njëjti mjetin motorik të udhëtarëve “BMW” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 180 kilometra në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.

Në ora 17:50 në rrugën Tetovë-Gostivar, I.S. (36) nga fshati Poroj, rajoni i Tetovës, është arrestuar pasi nga kontrolli i komunikacionit dhe masat e marra është konstatuar se me shpejtësi prej 153 kilometra në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë, drejton automjetin e udhëtarëve Audi me targa të Tetovës.

Ndërsa, në orën 10:19, punonjësit e policisë kanë arrestuar F.I. (34) nga fshati Bogovinë, rajoni i Tetovës. Gjatë kontrollit të komunikacionit jashtë një vendbanimi në Tetovë është konstatuar se i njëjti me shpejtësi prej 153 kilometra në orë e ka drejtuar veturën e udhëtarëve BMW me targa të Tetovës në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.

Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi i nenit 297-a të Kodit Penal “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png