Më 20.08.2025, rreth orës 23:30, në NJPB Strugë u pranua informacion se në rrugën rajonale Strugë-Dibër, në f. Veleshtë, rrethi i Strugës, një automjet pasagjerësh “Mercedes” me targa të Strugës, i drejtuar nga E.N. (19) nga f. Veleshtë, kishte dalë nga rruga. Nga lëndimet e pësuara në vendin e aksidentit ndërroi jetë vozitësi E.N., ndërsa mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore konstatoi vdekjen. Ekspertizën e vendit të aksidentit e kreu ekipi hetimor i NJPB Strugë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion.
Tragjedi në Strugë: Ndërron jetë në aksident boksieri 19 vjeçar shqiptar
