Rënia e madhe e preferencës për të pasur djem në mbarë botën – është pjesë e analizës së javës nga THE ECONOMIST.
Miliona vajza u abortuan sepse ishin vajza. Tani prindërit shpesh anojnë drejt tyre
Pa bujë, diçka e jashtëzakonshme ka ndodhur.
Praktika e dëmshme e abortit të vajzave thjesht sepse ishin vajza është bërë shumë më pak e zakonshme. U përhap për herë të parë në fund të viteve 1980, pasi pajisjet teknologjike të lira me ultratinguj e bënë të lehtë përcaktimin e seksit të një fetusi.
Prindërit që ishin të dëshpëruar për një djalë, por nuk donin një familje të madhe – ose, në Kinë, nuk u lejohej një – filluan të ndërpresin rregullisht shtatzëninë e femrave.
Globalisht, midis foshnjave të lindura në vitin 2000, një shifër marramendëse prej 1.6 milion vajzash mungonin nga numri që pritej, duke pasur parasysh raportin natyror gjinor në lindje. Këtë vit ky numër ka të ngjarë të jetë 200,000 – dhe është ende në rënie.
The Economist në analizën e javës së fundit thotë se në mbarë botën ka një ndërgjegjësim, madje vajzat po priten me më shumë gëzim. Ato po marrin gjithmonë e më tepër rol udhëheqës në botë, po arsimohen më mirë më shumë sesa djemtë dhe janë më paqësore. Mos harrojmë se mbi 90 për qind e krimeve dhe problemeve në mbarë botën i shkaktojnë djemtë.