Lajme

Tetovë: Nusja e rreh vjehrrin

Më 03.10.2025 në orën 17:25 në SPB Tetovë, personi S.Sh.(62) nga Tetova ka denoncuar denoncoi se më 22.09.2025 ishte sulmuar fizikisht nga reja e saj Xh.Sh., e cila i kishte shkaktuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

…..

Bastisje në Gostivar, gjendet drogë
Më 04.10.2025 në orën 03:10 në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, punonjës policie nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin Xh.Sh.(24) nga Republika e Turqisë, i cili po lëvizte me automjetin e pasagjerëve “Golf” me targa të Shkupit, sepse në automjet u gjet dhe është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas urdhrit të marrë nga gjykata, sot në orën 09:30 është kryer edhe bastisje në shtëpi dhe ambiente ndihmëse në Gostivar, ku ai banonte, dhe gjatë bastisjes jsnë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe kokainë. Pas dokumentimit të rastit, kundër Xh.Sh. do të bëhet kallëzim penal përkatës.
……
Gjendet kokainë në rrethinën e Tetovës, u privuan nga liria dy persona nga Bërvenica

Më 04.09.2025 në orën 02:05 pranë nyjes së Bërvenicës, punonjës policie nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personat I.S.(23) dhe N.S.(28), të dy nga Bërvenica. Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “BMW” me targa të Tetovës, që drejtohej nga I.S., dhe bashkëudhëtar ishte N.S., u gjetën rreth 100 gramë kokainë, një peshore digjitale dhe para. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, do të bëhet kallëzim penal përkatës.
……
Më 03.09.2025 në orën 22:45 në Tetovë, punonjës tl policisë nga SPB Tetovë, kanë arrestuar personin A.M.(33) nga Tetova, i cili ishte denoncuar nga babai i tij, se në shtëpinë e tyre familjare po prishte rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive. Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më 03.10.2025 në orën 19:30 në SPB Tetovë, personi D.S. nga f. Jegunovc denoncoi se kishte rënë zjarr në një (kasolle/hangar), pronë e fqinjit të tij J.Zh.. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa me ndërhyrjen e Njësisë Zjarrfikëse Tetovë, zjarri është shuar. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip nga SPB Tetovë.
…….
Më 03.10.2025 në orën 16:30 punonjës policie nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin A.U.(50) nga f. Zdujë, i cili ishte denoncuar se kishte prishur rendin dhe qetësinë publike dhe ishte sjellë në mënyrë agresive. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png