Lajme

Tetovë/ Detaje nga vdekja tragjike e studentes 25-vjeçare

Burime nga Policia bëjnë me dije për Alsat, se 25-vjeçarja që u gjet e vdekur prapa tregut të gjelbërt në Tetovë, është Daorsa Spahija nga Gjakova, studente e mjekësisë në UT.

Sipas po këtyre burimeve, ajo ka rënë nga një objekt në ndërtim e sipër, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa barna.

E ndjera ishte studente në master, ndërkaq bëhet me dije se organet e rendit janë në kërkim se a ka persona të tjerë të përfshirë.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png