Lajme

Tetovë: Arrestohen tre persona për vozitje të shpejtë

Më datë 25.05.2025, nga ora 17.20 deri në ora 18.45 në autostradën Tetovë – Gostivar, në pikëpagesën rrugore Gostivar dhe në autostradën Tetovë-Shkup, në pikëpagesën rrugore Zhelinë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë dhe Departamentit të Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor Gostivar, kanëprivuar nga liria personat N.N.(55) nga Gostivari, A.A. (54) nga Ohri dhe L.S. (35) nga fshati Kopaçindol i Tetovës.

Personi N.N. ka qenë duke drejtuar automjetin e pasagjerëve Volkswagen Passat me targa të Gostivarit me shpejtësi 174 kilometra në orë në vend ku shpejtësia e lejuar maksimale është 80 kilometra në orë, A.A. ka qenë duke drejtuar automjetin e udhëtarëve Mercedes me targa të Ohrit me shpejtësi 161 kilometra në orë në vend ku lejohet shpejtësia 80 kilometra në orë, ndërsa L.S. ka qenë duke drejtuar veturën e udhëtarëve BMW me targa të Tetovës me shpejtësi 174 kilometra në orë në një vend ku shpejtësia maksimale me shenjë të komunikacionit është 100 kilometra në orë.

Në konsultim me prokurorët publikë nga Prokuroritë Themelore Publike Tetovë dhe Gostivar, ata janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rasteve kundër tyre do të ngrihet kallëzim nga neni 297-a i Kodit Penal – “drejtimi i automjetit në mënyrë të pakujdesshme”

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png