Lajme

Tetovarja fiton çmimin global “Women in Tech Community Award 2025”

Nga 1,650 kandidate nga 128 shtete të botës, inovatorja me prejardhe tetovare por që jeton në SHBA Diana Sherifi Aliji është shpallur fituese e çmimit prestigjioz “Women in Tech Community Award” në kuadër të WomenTech Network Global Awards 2025.

Ky vlerësim ka një rëndësi të veçantë për të, pasi lidhet drejtpërdrejt me kontributin e saj për shëndetin mendor të nënave përmes aplikacionit Mama’s Feelings Tracker, një platformë që synon t’i ndihmojë nënat në menaxhimin e emocioneve dhe mirëqenies gjatë periudhës së paslindjes.

Diana Sherifi Aliji u shpreh se ky çmim i jep edhe më shumë motivim për të vazhduar punën drejt përmirësimit të shëndetit mendor të nënave kudo në botë.

Ajo falënderoi Women in Tech Network për krijimin e një hapësire ku kontribueset femra në teknologji shihen dhe vlerësohen, si dhe familjen e miqtë për përkrahjen e tyre të palëkundur.

“Ky çmim është i imi, por po aq edhe i juaji. Faleminderit që më keni mbështetur në këtë rrugëtim”, shkroi ajo.

Diana Aliji – Founder & Creator i “Mama’s Feelings Tracker” – vazhdon të jetë një prej zërave frymëzues të grave në teknologji nga rajoni.

3sgIgLJ.png