Shkruan: Xhelal Idrizi – Tetovë
Unë kujtoj – Ti vendos
FOKUS: Komuna e Tetovës
⸻
Pas më shumë se 25 vitesh demokraci, Tetova ka mbetur peng i të njëjtave probleme:
Pa plan zhvillimor
Pa drejtësi të barabartë
Pa urbanizëm me rend
Me administratë të fryrë, por jo funksionale
Me projekte që nisin, por nuk përfundojnë kurrë
⸻
E dua Tetovën – por jo kështu!
Jo kështu, ku çdo 4 vjet premtohet gjithçka, e pastaj harrohet gjithçka.
Jo kështu, ku ndërtimet bëhen pa plan, rrugët hapen dhe nuk mbyllen, ndërsa qytetari pret në radhë për shërbime bazike.
Jo kështu, ku për të punësuar dikë në komunë, duhet “mbështetje partiake”, jo diplomë e përgatitje.
⸻
Ky sistem nuk ka nevojë për dënime sipas dëshirës – por për EDUKIM të thellë dhe të drejtë.
⸻
Edukim për:
Administratën – që të mësojë të punojë për qytetarin, jo për partinë
Shoqërinë – që të njohë të drejtat dhe detyrimet
Qeverisjen – që të respektojë ligjin, jo të luajë me të
⸻
Sot, Tetova ende nuk ka:
• Plan gjeneral urbanistik
• Kontroll në ndërtim
• Rregull në transport
• Zgjidhje për ndotjen
• Strategji për investime
• Transparencë në menaxhimin e parasë publike
⸻
Çfarë mund të ndryshojmë?
Komunë me plan urbanistik dhe zhvillim afatgjatë
Administratë të trajnueshme, të drejtë dhe transparente
Mbështetje për investitorët, jo pengesa burokratike
Afat 1-vjeçar për ristrukturim total të funksionimit të komunës, si në Kroaci
Shërbime publike të digjitalizuara, që kursejnë kohë dhe nerva
⸻
Unë kujtoj – Ti vendos
Nuk mund të ndërtohet e ardhmja me premtime nga e kaluara.
Nuk mund të ecim përpara me të njëjtin model që na ka mbajtur mbrapa.
Koha është për kthesë reale, jo për rrotullim në vend.
⸻
Nuk kërkojmë mrekulli – kërkojmë:
• Rregull
• Punë me përgjegjësi
• Qeverisje me mendje të hapur
• Edukim dhe vetëdije, jo frikë e premtime boshe
⸻
Tetova nuk ka nevojë për “shou politik”, por për sistem që funksionon.