Pas tërmetit të regjistruar sonte në Kosovë, një qytetar nga Prizreni ka raportuar për dëme materiale në një market, ku si pasojë e lëkundjeve janë rrëzuar produkte dhe rafte brenda objektit.
Qytetari, përmes një postimi, ka theksuar se tërmeti është një kujtesë për njerëzit që të tregojnë durim dhe solidaritet në këto momente.
Deri më tani, nuk ka raportime zyrtare për të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe po mbledhin informacion mbi dëmet eventuale materiale të shkaktuara nga lëkundjet.
Epiqendra ishte në Shtërpcë, me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter, derisa lëkundjet janë ndjerë në tërë Kosovën.
