Sonte në orën 22:05 në Maqedoninë e Veriut u regjistrua tërmet, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit. Tërmeti ka pasur një magnitudë prej 4.9 ballësh (në thellësi prej 5 km) sipas shkallës Rihter.
Sipas informacioneve të para, tërmeti është regjistruar edhe në Kosovë dhe në Shqipëri, çka tregon se bëhet fjalë për një ngjarje sizmike të ndjerë në një pjesë më të gjerë të rajonit.
