Lajme

Sulmet izraelite në Gaza vrasin 36 palestinezë, mes tyre 12 fëmijë

Sulmet izraelite kanë pasur si objektiv banesa të civilëve dhe zona ku njerëzit po prisnin për të marrë ndihma humanitare.

Burimet shëndetësore raportojnë se ushtria izraelite bombardoi disa shtëpi në kampin e refugjatëve Nusayrat, në qendër të Gazës, duke lënë të vdekur 30 persona, përfshirë 14 gra dhe 12 fëmijë. Ndër viktimat ishte edhe një grua shtatzënë, së cilës i vdiq foshnja në bark.

Dëshmitarë okularë thanë se u bombarduan edhe shtëpi në kampin e refugjatëve Jadid, po në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Në qytetin e Gazës, në afërsi të kryqëzimit Haider, një tjetër sulm izraelit goditi një apartament, duke shkaktuar vdekjen e një çifti dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Ndërkohë, katër persona të tjerë humbën jetën si pasojë e një sulmi në një zonë ku civilët ishin mbledhur për të marrë ndihma pranë qendrës së shpërndarjes në korridorin Netzarim.

Bombardimet izraelite kanë vazhduar edhe gjatë natës në pjesën lindore të qytetit të Gazës dhe në Khan Younis.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png