Lajme

Studentët e Fakultetit të Arteve të UT-së realizuan vizitë studimore në Bullgari

Studentët e Katedrës së Arteve Dramatike dhe Audiovizuele të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës, të udhëhequr nga profesori Leotrim Idrizi, realizuan një vizitë studimore në studiot filmike “NU Boyana Film Studios” në Sofje të Bullgarisë.

Gjatë kësaj vizite, studentët nga drejtimet: Regji Filmi; Montazh Filmi; Kamerë dhe Aktrim, patën mundësinë të njihen nga afër me mënyrën e funksionimit të një studioje profesionale të prodhimit filmik. Ata panë setet dhe teknologjitë më të avancuara që përdoren në industrinë e filmit.

Kjo vizitë përbën një përvojë të vlefshme profesionale për studentët, sidomos për ata që synojnë t’i thellojnë dijet dhe përkushtimin e tyre në fushën e kinematografisë.

Është me rëndësi të theksohet se “NU Boyana Film Studios” është një nga studiot më të mëdha filmike në Evropë, ku janë realizuar filma ndërkombëtarë, si: London Has Fallen, The Expendables, Rambo, 300: Rise of an Empire, etj.

Vizita kishte karakter studimor dhe kontribuon në zhvillimin praktik të studentëve, duke i afruar më shumë me realitetin profesional të industrisë filmike ndërkombëtare.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png