SPB Tetovë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar tre raste të dhunës familjare.
“Më 24.10.2025 në orën 16:30, nëpunës policorë nga Departamenti i Policisë Zherovjan e kanë privuar nga liria personin N.J. (65) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas një raporti paraprak se në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime bashkëshortes së tij 63-vjeçare, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse”, thanë nga SPB Tetovë.
“Më 24.10.2025 në orën 22:40 në rrugën “Iliria” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin N.D. (42) nga Tetova, duke vepruar sipas një raporti paraprak se në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, ndërsa më pas është sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj nëpunësve policorë derisa kanë kryer veprime zyrtare. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse”, shtuan nga SPB Tetovë.
“Më 25.10.2025 në orën 00:30 në Departamentin e Punëve të Brendshme Gostivar, një 50-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 00:15 në oborrin e shtëpisë ku jetojnë të ndarë me ish-bashkëshorten e tij S.K., është sulmuar fizikisht nga ajo dhe vëllai i saj I.S. nga Gostivari. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, theksuan nga SPB Tetovë.


