Dua Lipa, Taylor Swift dhe Charli XCX ndihmuan në rritjen e ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar me një shifër të jashtëzakonshme prej rreth 9.04 miliardë euro në vitin 2024.
Këngëtarja e hitit “Levitating”, 30‑vjeçare, udhëhoqi këtë rritje me albumin e saj të suksesshëm Radical Optimism, i cili qëndroi në krye të listave të albumeve, ndërsa turneu i saj botëror rriti ndjeshëm të ardhurat nga eksporti.
Turneu Eras i Taylor Swift ishte një tjetër ngjarje e madhe financiare, pasi 1.2 milion fansa morën pjesë në 15 koncerte të saj në Edinburg, Liverpool, Cardiff dhe Londër.
Ndërkohë, albumi i Charli XCX, Brat, i cili u bë një fenomen kulturor vitin e kaluar, kontribuoi gjithashtu në të ardhura të mëdha: industria arriti të mbledhë rreth rreth 1.70 miliard € nga shkarkimet, streaming-u dhe shitjet fizike të regjistrimeve.
Si rezultat, u krijuan 4,000 vende të reja pune, duke e çuar në 220,000 numrin e muzikantëve, kompozitorëve, tekst-shkruesve, producentëve dhe inxhinierëve që punojnë me kohë të plotë në Mbretërinë e Bashkuar.
Megjithatë, Shefi Ekzekutiv i UK Music, Tom Kiehl, paralajmëroi për rreziqet që përballon industria, përfshirë sfidat nga inteligjenca artificiale. Ai tha:
“Ndërsa është fantastike që qeveria tani e njeh muzikën si një nën-sektor me rritje të lartë, në fund të fundit qeveria duhet të gjykohet mbi progresin që bën në rregullimin e inteligjencës artificiale dhe hapjen e mundësive për turne në BE. Status quo-ja aktuale mbi këto dy çështje të mëdha është kundër interesave të muzikës”.
Në fillim të këtij viti, Sir Elton John dhe Simon Cowell i bënë thirrje ministrave të rishikojnë propozimet radikale për të lehtësuar rregullat e të drejtave të autorit, për të ndaluar shfrytëzimin e talentit krijues britanik nga kompanitë e mëdha teknologjike që përdorin inteligjencën artificiale.


