Lajme

Si ChatGPT po riformëson funksionet njohëse dhe vendin e punës, ndikimet tek të rinjtë e të rriturit

Që kur ChatGPT filloi të përdorej në jetën e përditshme, nga mjediset arsimore e deri te zyrat e korporatave, është hapur një debat thelbësor mbi ndikimet që AI sjell te funksionet tona mendore dhe struktura pune.

Nga njëra anë, përdoruesit përfitojnë mbështetje të menjëhershme për shkrim, analizë e zgjidhje probleme; nga ana tjetër, studimet më të fundit paralajmërojnë se “rehatia teknologjike” mund të vijë me një çmim — ngarkesë mendore më të ulët dhe zhveshje të aftësive kritike.

Dobësimi i përfshirjes neurale

Një studim i MIT Media Lab, i monitoruar me EEG, ndriçon për herë të parë “izolimin” e neuroneve të shkaktuar nga mbështetja e vazhdueshme në ChatGPT. Gjatë eksperimentit, 54 pjesëmarrës u ndanë në tre grupe: ata që punonin pa asnjë mjet, ata që përdornin Google Search dhe ata që përdornin ChatGPT për të shkruar ese.

Grupi i ChatGPT tregoi uljen më të madhe të valëve theta dhe gamma në zonat e lidhura me kujtesën dhe kontrollin ekzekutiv, ndërsa ese-t e tyre ishin më standarde e më pak origjinale.

Kur pjesëmarrësit u rikthyen te shkrimi pa AI, aktiviteti neural mbeti i dobët — një shenjë e “borxhit njohës” që nuk fshihet lehtësisht.

Pasojat mbi mendimin kritik

Meta-analiza më e fundit në Nature, e bazuar në 51 studime eksperimëntale midis 2022-2025, evidenton përmirësime të konsiderueshme në performancën akademike të studentëve që përdorin ChatGPT si ndihmës mësimor.

Megjithatë, autori kryesor i kësaj analize paralajmëron se “efekti pozitiv” në nota nuk e përjashton rrezikun e “humbjes” së reflektimit: përdoruesit marrin përgjigje të gatshme, por nuk ushtrojnë aftësitë e tyre për zgjidhje problemi e verifikim burimesh.

Ndikimet tek të rinjtë dhe të rriturit

Adoleshentët, duke qenë në fazë zhvillimi kognitive, janë më të prekshëm ndaj efektit “shfrytëzim i vazhdueshëm” të AI, por edhe profesionistët e përvojë kanë raportuar vonesa në aktivizimin e mekanizmave të memorizimit kur u besojnë plotësisht ChatGPT.

Një artikull i Euronews thekson se përdorimi i përditshëm i chatbot-it si bashkëbisedues rrit ndjesinë e varësisë — përdoruesit ndihen më pak të motivuar për të kërkuar alternativa apo për t’u përballur vetë me sfidat njohëse

Për më tepër, studime nga Psychology Today vënë në dukje se, kur përgjigjet e AI mbeten të pasigurta ose të paplota, mungesa e reflektimit kritik mund të çojë në keqinformim dhe humbje vetëbesimi.

Rishpërndarja e aftësive në vendin e punës

Nëpër zyrat moderne, ChatGPT dhe mjetet e ngjashme po ndryshojnë peizazhin e aftësive të kërkuara.

Sipas Business Insider, disa ekspertë parashikojnë zhdukjen e 50% të punëve mendore brenda pesë vjetësh, veçanërisht në financë, ligj e konsulencë, nëse nuk zhvillohen programe trajnimi për “aftësitë e reja”.

Nga ana tjetër, studimi i Fortune mbi 7,000 vende pune në Danimarkë zbulon se përdoruesit e AI kursyen mesatarisht 3% kohë pune, por këto kursime nuk u reflektohen drejtpërdrejt në paga — vetëm 3–7% e përfitimeve u kthye në rritje rroge.

Shndërrimi i roleve dhe kërkesat e reja

Raporti i McKinsey thekson se liderët e ndërmarrjeve janë më të përgatitur për adoptimin e AI sesa pjesa tjetër e organizatës; barrierat kryesore janë mungesa e udhëheqjes vizionare dhe standardeve etike për përdorimin e tij.

Forbes vëren se shumë kompani po krijojnë “rolet hibridë”, ku punonjësit përdorin ChatGPT për ide, por ruajnë përgjegjësinë për vlerësimin e përmbajtjes dhe komunikimin me klientët

Si të ruajmë ekuilibrin

Ekspertët pajtohen se e vetmja rrugëdalje është një qasje e menaxhuar: çdo detyrë duhet filluar me përpjekje pa ndihmë AI, më pas të përdoret ChatGPT për informacion prapaveprues e strukturim, dhe të mbyllet me rishkrim reflektues.

Trajnimet për verifikimin e burimeve, strukturat e pyetjeve kritike dhe kufijtë kohorë të përdorimit (p.sh. 30–60 minuta ditore) ndihmojnë në evitimin e mos përdorimit të aftësive mendore dhe shmangies së varësisë nga inteligjenca artificiale./Monitor

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png