Maqedonia e Veriu renditet si një nga vendet e rajonit ku kontributi në punë nuk merr vlerësimin e duhur financiar. Të punosh më shumë orë pune nuk nënkupton edhe rroga më të larta. Sipas revistës “The Economist”, 178 vende të qenit i pasur nuk ka të bëjë vetëm me të ardhurat e larta, pasi çmimet ndryshojnë nga një vend në tjetrin dhe një pagë modeste mund të ketë më shumë vlerë atje ku kostoja e jetesës është më e ulët. Analiza e The Economist shtron një mesazh të qartë për vendet në zhvillim si Shqipëria: rritja e produktivitetit nuk vjen vetëm nga më shumë punë, por nga punë më efikase, më të mirëpaguar dhe në sektorë me teknologji më të lartë dhe me më shumë vlerë të shtuar.
Në mungesë të reformave strukturore në arsim, punësim dhe teknologji, Shqipëria rrezikon të ngelet një vend ku punohet shumë, por ku shpërblimi ekonomik mbetet modest. Varësisht orëve të punës, më pak ose më shumë në disa vende, arrihen të ardhura të larta me më pak orë pune, duke lënë më shumë kohë për pushim dhe jetë personale. Janë tre tregues që janë përdorur për të bërë diferencën, prodhimi i brendshëm bruto, kosto e jetesës dhe çmimet e tregut dhe orët e punës. Në treguesin e të ardhurave për frymë, Maqedonia dhe Bosnjë dhe Hercegovina kanë të ardhurat më të ulëta – Maqedonia me 9.3 mijë dollarë, Bosnjë Hercegovina gati 9 mijë dollarë, të pasuara nga Shqipëria (10 mijë dollarë), ndërsa më mirë janë Mali i Zi dhe Serbia (përkatësisht 13 dhe 13.5 mijë dollarë) të ardhura për frymë në vit. Sa pasuri gjenerohet realisht për orë pune në çdo vend? Sipas “The Economist”, vihet re se në vendet e rajonit të ardhurat relative ulen, duke reflektuar çmimet e shtrenjta, ndërkohë që orët e punës janë të gjata. Pas shqiptarëve që kanë të ardhurat më të ulëta në rajon – 26.4 mijë dollarë, krahasuar me fuqinë blerëse dhe Bosnjë Hercegovinës – 22 mijë dollarë dhe janë të katërtit në Evropë, Maqedonia qëndron pak më mirë në vlerën ekonomike që prodhon për çdo orë pune – mbi 30 mijë dollarë, e pasuar nga Serbia – 31.6 mijë në Mal të Zi në mbi 36 mijë.
Ky pozicionim i dobët lidhet jo me numrin e ulët të orëve të punës, përkundrazi Shqiptarët punojnë një rekord prej 43.7 orë në javë, nga 36.1 orë mesatarja evropiane, por me strukturën e tregut të punës dhe natyrën e ekonomisë shqiptare.
Në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian, hendeku është edhe më i madh. Sipas The Economist, vendet si Zvicra dhe Irlanda arrijnë të gjenerojnë mbi 90 mijë dollarë për frymë në vit të korrigjuar për orë pune. Ndërsa Gjermania, Austria apo Suedia arrijnë nga 70–80 mijë dollarë.
Tre treguesit e “The Economist” janë Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, sipas kursit të këmbimit të tregut. Ky është një tregues i thjeshtë, i kuptueshëm dhe i përdorur gjerësisht. Por ai nuk merr parasysh ndryshimet e çmimeve mes vendeve. Treguesi i dytë rregullon të ardhurat në raport me koston lokale të jetesës (i njohur si barazia e fuqisë blerëse, ose PPP). Ky jep një pasqyrë më të saktë të standardit të jetesës, por nuk merr parasysh kohën e lirë: pjesëmarrja në tregun e punës dhe gjatësia e orarit të punës ndryshojnë nga një vend në tjetrin. Treguesi i fundit kombinon të dyja aspektet: çmimet lokale dhe orët e punës, duke ofruar kështu një matës më të plotë të mirëqenies reale. (koha.mk)