Shkup – Shpenzimet e jetës janë rritur për 4%, në krahasim me meriudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas Entit Shtetëtror për Statistikë, rritja e shpenzimeve është në ushqimet dhe pijet joalkoolike për 4.3%, pijet alkoolike, duhanin me 9.0% , shpenzimet e kujdesit shëndetësor u rritën për 5%.
Raporti tregon se çmimet me pakicë u rritën 4.1 për qind në bazë vjetore dhe u ulën 0.7 për qind në bazë mujore. Qytetarët, nga ana tjetër, thonë se mezi mund t’ia dalin në muaj.
“Asgjë nuk është liruar, plus janë ngritur, ato janë ngritur madje, nuk janë zvogëluar. Pra e gënjejnë popullin, i gënjejnë qytetarët”
“Çdo rritje e ha/rrëzon çmimin e uljes, për fat të keq. Nuk ka ulje, vetëm shtrenjtim.”
Eksperti ekonomik Faton Halili, paralajmëron një rritje prej 4% nga viti në vit të shpenzimeve të jetesës. Rritja e çmimeve, sipas tij, është rezultat i varësisë nga importi dhe mungesës së kapaciteteve të institucioneve për monitorimin e tregut.
“Maqedonia është vend që varet nga importi dhe kjo shkakton rritjen e çmimeve”, tha Faton Halili, Ekonomist.