Lajme

Shovinizmi serb po merr një dimension të ri me mbështetje nga pushteti

VMRO-Partia Popullore e Lupço Georgievskit akuzoi se politika e madhe shtetërore serbe dhe shovinizmi ndaj Maqedonisë çdo vit marrin një dimension të ri, falë, siç thonë ata, “shtyllës së përkulur të pushtetit aktual të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM”, raporton gazeta KOHA.

Nga partia theksojnë se këtë vitm festa e “Betejës së Kajmakçalanit” ishte vendosur pikërisht më 8 shtator – Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë, gjë që e vlerësojnë si poshtërim të shtetit dhe të popullit të tij.

Reagim shtesë ka shkaktuar edhe vendosja e një pllake përkujtimore në Novaci në nder të çetnikut serb Voin Popoviq – Vojvoda Vuk, i cili, sipas historiografisë maqedonase, ka qenë një “çetnik i provuar antimaqedonas” qëllimi i të cilit ka qenë nënshtrimi dhe asimilimi i popullit maqedonas, akuzon VMRO-Popullore.

“Veçanërisht shqetësuese është shfaqja e forcave paraushtarake të cilat prej vitesh, me beretat e kuqe, defilojnë nëpër Manastir dhe nëpër Maqedoni. Vetë akti paraqet ngritje me pavarësi dhe veçanti nga shteti maqedonas”, thuhet në reagim.

Nga VMRO-Popullore kërkojnë që Qeveria të publikojë dokument se kush, siç thonë ata, e shpall okupimin serb në Maqedoni si “çlirim të përbashkët dhe vëllazërim”, gjë që sipas partisë mundëson manifestime të vazhdueshme shtetërore në drejtim të “narrativës serbomadhe” mbi territorin maqedonas.

3sgIgLJ.png
KddZqn1.gif