Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar një material të ri, të quajtur “thermoelectric rubber” (gomë termoelektrike), i cili mund të konvertojë nxehtësinë e trupit njerëzor në energji elektrike.
Ky material fleksibël është i bërë nga poliemerë gjysmëpërcjellës dhe gomë dhe mund të përdoret për të karikuar pajisje të vogla, si smartwatch-et, ose për të furnizuar me energji pajisje në vende pa akses në rrjetin elektrik, si gjatë ndezjes së një zjarri në natyrë.
Në të ardhmen, shkencëtarët shpresojnë që materiali të integrohet në veshje inteligjente, të afta jo vetëm për të karikuar smartphone-t, por edhe për rregullimin e temperaturës trupore.
Për më tepër, goma termoelectrike mund të përmbajë sensorë që monitorojnë presionin, përbërjen kimike ose frymëmarrjen, duke mundësuar krijimin e pajisjeve të avancuara, si maska që zbulojnë viruset ose shenjat e hershme të kancerit të mushkërive.
Ky zhvillim hap rrugën për teknologji të reja që kombinon fleksibilitetin, energjinë e trupit dhe monitorimin shëndetësor, duke ofruar potencial për zgjidhje inovative në pajisje elektronike dhe veshje inteligjente.