Lajme

Robot kamerier në Durrës/ “Melisa”, teknologjia më e fundit në shërbim – VIDEO

Në zemër të qytetit bregdetar të Durrësit, një pastiçeri po bën një hap të madh drejt të ardhmes. Për ëmbëlsirat dhe kafetë e shijshme ka integruar në staf një anëtar të ri – një robot kamarier që i ka çuar shërbimet në një nivel krejt tjetër.

Roboti quhet Melisa dhe është më shumë se një pajisje teknologjike; është një mrekulli e vogël që ka tërhequr vëmendjen dhe dashurinë e klientëve.

Pronarja pastiçerisë, Eriona Sopi, na tregon rrugëtimin e këtij investimi që shënon risinë e parë për qytetin.

“Donim të sillnim diçka të re”

Melisa nuk është thjesht një robot që bart pije apo ëmbëlsira. Ai është i programuar të njohë dhe të vizitojë çdo tavolinë në ambientin e biznesit.

“Ai di saktësisht ku duhet të shkojë, çfarë duhet të sjellë dhe si të reagojë ndaj klientëve”

Por ajo që e bën Melisën të veçantë është mënyra se si njerëzit reagojnë ndaj tij.

“Shpeshherë klientët shpërqendrohen duke e ndjekur me sy robotin, sidomos fëmijët. Ata i kanë vendosur edhe emrin ‘Melisa’, dhe ai tashmë është bërë pjesë e ambientit tonë.”

Investimi për këtë teknologji nuk ishte i vogël. Melisa u soll nga Kina, një udhëtim që zgjati plot dhjetë muaj, duke kaluar nëpër sfida logjistike dhe teknike.

“Një mik i afërt na e solli nga Kina”

Melisa ka qenë pjesë e stafit për pak ditë, por tashmë ka sjellë një atmosferë krejt të ndryshme.

“Është një fluks i paprecedent klientësh, si të ishim në një botë tjetër”

Duket se bizneset shqiptare po përqafojnë teknologjinë për të përmirësuar përvojën e klientëve dhe për të qëndruar konkurrues në treg. Robotët si Melisa mund të jenë fillimi i një revolucioni në shërbimin e mikpritjes, duke sjellë efikasitet, argëtim dhe një dozë inovacioni.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png