Kandidati për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, vizitoi banorët e Reçicës së Madhe, ku u prit ngrohtësisht nga qytetarët.
Ai akuzoi pushtetin lokal për neglizhencë dhe mungesë investimesh në këtë vendbanim, duke theksuar se nuk është realizuar asnjë projekt konkret.
“Ky pushtet i kriminalizuar e ka lënë pas dore Reçicën e Madhe, pa projekte dhe pa investime. Nga këtu japim mesazhin e qartë: po vijnë ditë më të mira për Reçicën e Madhe dhe për gjithë Tetovën”, tha Rexhepi.