“Sot u ndala për një vizitë te një ndër ideatorët e themelimit të Universitetit të Tetovës, akademik Prof. Dr. Abdulla Memeti, i cili prej kohësh nuk gëzon shëndet të mirë.
Sollëm në mendje përjetimet e së kaluarës së largët, e njoftova me ngjarjet e vitit jubilar të universitetit të cilin ai ka kontribuuar të bëhet realitet, ngjarje të cilat sëmundja nuk ja lejoi t’i përjetojë personalisht. Me shpresën për një shërim të shpejtë, i qëndrojmë pranë me mendime të sinqerta, mirëkuptim dhe përkujdesje, duke i uruar forcë dhe qetësi shpirtërore përballë kësaj sfide”, theksoi rektori Zejneli.