Lajme

Rektori i Universitetit të Tetovës u takua me Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë për Media dhe Informacion të Qeverisë së Shqipërisë

ektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga Prof. As. Dr. Zylyftar Bregu dhe Doc. Dr. Agron Iljazi, sot u prit në një takim zyrtar nga znj. Manjola Hasa, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë për Media dhe Informacion të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Në fillim të takimit, Rektori Zejneli bëri një përmbledhje të historikut të Universitetit të Tetovës, duke prezantuar gjithashtu strukturën dhe organizimin aktual të institucionit. Nga ana e saj, znj. Hasa foli për sfidat dhe përgjegjësitë e Agjencisë për Media dhe Informacion, e cila ka misionin të garantojë informacion të saktë, të drejtë dhe të dobishëm për publikun.

Palët diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë, organizimin e praktikave profesionale për studentët e gazetarisë dhe shkencave politike dhe të Fakultetit Juridik, zhvillimin e internshipeve, si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore.

Znj. Hasa shprehu gatishmërinë e institucionit që ajo drejton, si dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare, për të forcuar bashkëpunimin me Universitetin e Tetovës dhe për të krijuar ura të reja të shkëmbimit të dijes dhe përvojës mes dy institucioneve.

3sgIgLJ.png
KddZqn1.gif