Lajme

Rektori i Universitetit të Tetovës mori pjesë në pritjen solemne me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së

Me ftesë të Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Angela Price Aggeler, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, mori pjesë në pritjen zyrtare të organizuar me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ceremoni festive ishin të pranishëm personalitete të larta shtetërore, përfaqësues të trupit diplomatik, drejtues të institucioneve arsimore dhe kulturore, si dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e Rektorit, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, në këtë ngjarje është dëshmi e bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet Universitetit të Tetovës dhe Ambasadës së SHBA-së në vendin tonë, si dhe e përkushtimit të përbashkët për avancimin e mëtejshëm të arsimit të lartë, zhvillimit shkencor dhe nxitjes së bashkëpunimeve ndërkombëtare.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png