Me ftesë të Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Gordana Siljanovska – Davkova, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit jubilar të 65-të të Festivalit të Verës së Ohrit.
Në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, përveç presidentes së vendit tonë, ishin të pranishëm edhe personalitete të tjera, mes tyre Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, me të cilin rektori ynë ndau momente të veçanta gjatë festivalit.
Universiteti i Tetovës vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij në mbështetjen e aktiviteteve kulturore dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.


