Ndryshimet e djeshme të Ligjit për Inspektoratin e gjuhës, është goditje në palcë e Ligjit të gjuhës shqipe, çështje që BDI tash e një kohë na ka lodhur se prekja e gjuhës është “vija e kuqe” e saj. Kështu shkruan gazetari dhe njëkohësisht botuesi i gazetës KOHA, Arben Ratkoceri, ndërsa komenton miratimin e djeshëm me Badenter të ndryshimeve të Ligjit për Inspektoratin e gjuhëve.
Statusi i gazetarit Arben Ratkoceri:
Ndryshimet e djeshme të Ligjit për Inspektoratin e gjuhës, është goditje në palcë e Ligjit të gjuhës shqipe, çështje që BDI tash e një kohë na ka lodhur se prekja e gjuhës është “vija e kuqe” e saj.
Interesante është se si një çështje kaq e rëndësishme u kalua me aq lehtësi nga BDI dhe partnerët e saj, pa dashur të hyjë në ndonjë konspiracion më të madh!
Selimi: Reagim i zbehtë dhe qaraman i opozitës
Dështim spektakolar i Frontit Evropian nën udhëheqjen e BDI-së për të mbrojtur Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Qeveria e hoqi statusin juridik të Inspektoratit për gjuhët – dhe e realizoi thuajse pa pengesa. Kështu e nis statusin e tij në rrjetet sociale analisti politik, Sefer Selimi, ndërsa shkruan se kishte reagimim të zbehtë dhe qaraman të opozitës, reagim ky që sipas Selimit, vetëm sa e trimëron VMRO-në për të vazhduar me revizionizmin politik.
Statusi i plotë i analistit Sefer Selimi:
Dështim spektakolar i Frontit Evropian nën udhëheqjen e BDI-së për të mbrojtur Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Qeveria e hoqi statusin juridik të Inspektoratit për gjuhët – dhe e realizoi thuajse pa pengesa.
“Bravo” për Qeverinë dhe posaçërisht për përfaqësuesit shqiptarë që do ta shesin si arritja e radhës.
Ndërkohë, reagimi i zbehtë dhe qaraman i opozitës vetëm sa e trimëron VMRO-në për të vazhduar me revizionizmin politik, me plot elan dhe me më shumë këmbëngulje.