Lajme

Qytetarët protestuan në Gjakovë për studenten që humbi jetën tragjikisht në Tetovë

Këtë mesditë në Gjakovë u mbajt protestë, ku u kërkua drejtësi për Daorsa Spahija, studenten 25-vjeçare që vdiq tragjikisht në Tetovë më 6 nëntor.

Me mbishkrimin “Drejtësi për Daorsën – Femrat nuk duhet të kenë frikë nga dashuria”, protestuesit kërkuan hetim të plotë, transparencë dhe marrjen e përgjegjësive institucionale për zbardhjen e rastit tragjik.

U theksua se rasti i Daorsës nuk duhet të mbetet një statistikë tjetër, por një pike kthese në trajtimin e rasteve të dhunës dhe krimeve që prekin të rinjtë.

3sgIgLJ.png