Lajme

Qatip Osmani merr drejtimin e një skuadre të re

Trajneri tetovar e njoh kampionatin shqiptar, pasi vitin e kaluar ka drejtuar Vllazninë e Shkodrës, por është një njohje e vjetër edhe drejtorit Pollozhani. Gjatë karrierës së tij, 55-vjeçari ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës, Strugën, Renovën apo edhe Shkupin. Ndërsa aventurën e parë në Shqipëri e ka patur në Shkodër me Vllazninë. Qatip Osmani ishte emri i parë që u lakua në merkaton vlonajte, i zbuluar nga “Panorama Sport”. Të paktën deri në fillim të javës më i kuotuari ishte Mirel Josa, duket se gjërat kanë ndryshuar sërish duke u kthyer në pikën fillestare. Dje në klubin vlonjat është përfolur më shumë Qatip Osmani, si kandidat për të marrë drejtimin e Flamurtarit.

KANDIDATËT E HUAJ- Gjatë kësaj kohe në garë për trajner ishin edhe shumë kandidatë të huaj. Vlonjatët janë tërhequr nga Xhani de Biazi. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare kërkoi një shumë të çmendur, 500 mijë euro në sezon. “Panorama Sport” zbulon se Flamurtari ka marrë  përgjigje negative nga italiani Serse Kozmi. Ai nuk ka pranuar të vijojë karrierën në Vlorë, pasi ka preferuar të qëndrojë në Itali. Të pakta janë shanset edhe për Luixhi de Kanio. Në Vlorë, “tymi i bardhë” pritet me shumë kureshtje dhe ka gjasa që oxhaku i katit të dytë të zyrës së Sinan Idrizit të ndizet këtë fundjavë.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png