Lajme

Pse Orban po sulmon ashpër Brukselin

Në Budapest, dhjetëra mijëra hungarezë morën pjesë në dy tubime masive të organizuara nga partia në pushtet Fidesz dhe partia opozitare Tisza, përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2026. Fidesz lidh tubimin e saj me përkujtimin e Revolucionit Hungarez të vitit 1956, ndërsa kryeministri Viktor Orbán foli për mbrojtjen e vendit nga migrantët dhe aktivistët LGBTQ, duke e quajtur Marshimin e Paqes “forcën më të madhe patriotike në Evropë”.

Orbán sulmoi ashpër Bashkimin Evropian, duke e akuzuar Brukselin për përfshirje në luftën ruso-ukrainase dhe për përpjekjet për të shkatërruar sovranitetin hungarez. Ai i bëri thirrje hungarezëve të qëndrojnë të bashkuar për paqe dhe liri, duke kritikuar gjithashtu kundërshtarin e tij, Péter Magyar, si një “kukull të Brukselit”. Nga ana tjetër, partia opozitare Tisza, e udhëhequr nga Péter Magyar, qëndron e fortë në sondazhe, me një avantazh të vogël mbi Fidesz. Magyar kritikoi qeverinë për skandalet dhe krizën ekonomike, duke akuzuar Fidesz për përdorimin e fondeve publike për të organizuar tubimet e saj. Përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2026 premtojnë një garë të ashpër mes dy palëve. Në fjalimin e tij, Orbán e cilësoi 1956-n si një moment të rëndësishëm të luftës për liri kundër pushtimit sovjetik dhe e lidh këtë me luftën e sotme për mbrojtjen e vlerave kombëtare kundër “globalistëve” dhe ndikimit të BE-së.

Ai e shpalli Hungarinë si një nga të vetmet shtete evropiane që ka arritur të mbrojë sovranitetin e saj, duke refuzuar politikat migratore të Bashkimit Evropian dhe duke e vënë theksin te ruajtja e një shoqërie “të krishterë dhe patriote”.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png