Lajme

Prokuroria pret aktvendimin për spitalin modular

Prokuroria e Tetovës është në pritje të vendimit zyrtar nga ana e gjykatësit të lëndës së spitalit modularit, ku dy ish drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, u dënuan me burg efektiv prej 18 muajsh, ndërsa spitali si person juridik u dënua me një milion denarë. Pas arritjes së vendimit me shkrim, nga prokuroria thonë se një ekip i veçantë do të shqyrtojë mundësinë e ankimimit ose jo të vendimit në Gjykatën e Apelit.

Lënda në prokurori duhet të arrijë brenda afatit të paraparë ligjor, thotë gjykatësi i lëndës, Rexhep Musa, ndërsa ligjërisht për lëndët më të vështira, gjykatësit kanë afat nga 15 deri në 60 ditë për dorëzimin e të njëjtës.
Meqë për akuzën në fjalë, dënimi me burg parasheh nga gjashtë muaj deri në 5 vite burg efektiv, të mëdha janë gjasat që prokuroria e Tetovës të bëj ankesë, për të kërkuar dënimin maksimal për të akuzuarit.
Meqë lënda një herë është kthyer nga Gjykata e Apelit, kësaj radhe nuk pritët më të kthehet e njëjta, por vetëm se do të bëhet korrigjimi eventual i dënimit, edhe atë duke u ulur i njëjti apo duke u rritur, marrë për bazë se dënimi ishte për shkaktim të rrezikut nga pakujdesia.
Ankesë paralajmëruan edhe familjarët e viktimave. U shprehën të pakënaqur nga vendimi i gjykatësit Rexhepi.

“Ne si familjarë nuk jemi të kënaqur me vendimin. Ne e kemi thënë dhe do e them, në rastin e spitalit duhej të ishin të akuzuar edhe Ministri i Shëndetësisë, Filipçe, Angjushev, BRAKO, instaluesi i rrymës sepse e gjitha që ndodhi në spital siç e kam pa unë që isha në dhomë atë natë ishte rryma. Ne si familjarë do bëjmë ankesë më tutje, nuk jemi të kënaqur”, tha Mumin Ismaili, Familjar.

300600-Banner-AKi

Të pakënaqur nga vendimi u shprehën edhe ish drejtori i spitalit klinik të Tetovës Florin Besimi i cili paralajmëroi ankimim të lëndës në Apel, bashkë me Spitalin klinik si person juridik, i cili u dënua me një milion denarë.

“Ky vendim është pasojë e konstatimit të gabuar të gjendjes faktike dhe interpretimit të gabuar të Ligjit për procedurë penale dhe Kodit penal. Kundër këtij vendimi ne në kohë do të bëjmë ankesë në Gjykatën e Apelit”, tha Valon Abdylhamiti, Avokat i Spitalit klinik.
Por përveç për këtë rast, familjarët e viktimave dhe opinioni kërkon epilog për hetimin tjetër që e udhëheq Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar i cili ka të bëjë me zbulimin e shkaqeve të zjarrit. Por edhe pse kanë kaluar tashmë tre vite e gjysmë, lënda vazhdon të jetë në fazën para hetimore./Alsat.mk

DIK-300x250-AL

3sgIgLJ.png