Prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas kallëzimit penal të një grupi të qytetarëve, ka kryer kontrolle dhe ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për vepër penale – Ndërtim i kundërligjshëm nga neni 244-a i Kodit Penal.
Objekti ka filluar të ndërtohet në vitin 2024, pa leje dhe në tokë shtetërore në rrugën Kemal Sejfula në Çair. I dyshuari në cilësinë e menaxherit të personit juridik figuron si investitor i ndërtimit – objekt banesor me objekt afarist dhe një numër katesh Po+P+6+Pk të destinuara për shitje.
Me urdhër të prokurorit, eksperti i autorizuar gjyqësor nga lëmia e ndërtimit ka konstatuar fazën aktuale të ndërtimit, gjegjësisht janë kryer punime të betonit të armuar, tërësisht të bëra me konstruksion të betonuar skeletor, kolona, trarë dhe pllaka nga bodrumi deri në katin e gjashtë, si dhe ndërtimi i mureve të jashtme dhe të brendshme me tulla blloqe.
Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masave të kujdesit – obligim për paraqitje te zyrtari i caktuar, sekuestrim të përkohshëm të dokumentit të udhëtimit dhe ndalim për kryerjen e punëve ndërtimore në objektin pa leje.