4 vjet më parë, me paraqitje drejtpërdrejtë dhe fishekzjarrë, Ramiz Merko në mënyrë solemne lëshoi në përdorim ndriçimin nënujorë të shtratit të lumit Drini i Zi në Strugë. Sot, në fund të mandatit të tij të katërt në krye të komunës, Merko është akuzuar për vepra penale pikërisht për këtë projekt për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.
“Nuk ka vend për kritika nga ekologët, sepse ndriçimi nuk pengon ose shkatërron fare florën ose faunën, përkundrazi, mund të jetë edhe më i mirë, do të duket si akuarium, i cili do të jetë i mirë për syrin për ne dhe të gjithë mysafirët në Strugë”, deklaroi Ramiz Merko – Kryetar i Strugës/
110,000 euro u shpenzuan për instalimin e 300 llambave në vende të ndryshme. Edhe pse kompania që u zgjodh në tender garantoi cilësinë e ndriçimit për 10 vitet e ardhshme, ai nuk zgjati as një vit. Ekologët thonë se instalimi i ndriçimit artificial ndikon negativisht në botën e gjallë në lum.
“Drini është lum shumë i ndotur, lum që është nën presion të fortë ekologjik, veçanërisht në ato zona urbane, kështu që çdo formë e mbrojtjes së lumit kontribuon në menaxhimin më të mirë të tij”, tha Kiril Arsovski – biolog.
Sipas Prokurorisë Publike, Merko nga 1.4.2021 deri më 27.6.2022 ka lidhur kontratë për realizimin e ndriçimit të një pjese të shtratit të lumit Drini i Zi, pa siguruar më parë pëlqimin nga menaxhimi i ujërave nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe e Planifikimit Hapësinor.
Për realizimin e projektit, një person juridik nga fshati Misllodezhdë i Strugës ka marrë pagesë prej 6.763.722 denarësh, dhe për atë shumë është dëmtuar buxheti. Nga VMRO DPMNE thonë se të investohen aq mjete në diçka që është pa rëndësi, është ide e çmendur.
Kundër Merkos aktualisht janë aktive disa akuza. /Alsat.mk