Lajme

Profesorë të UT-së morën pjesë në Konferencën e Parë Shkencore Ndërkombëtare që u mbajt në Veles

Drejtues të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit morën pjesë në Konferencën e Parë Shkencore Ndërkombëtare, të organizuar nga Fakulteti Teknologjik-Teknik në Veles, njësi e Universitetit “Shën Kliment Ohridski” – Manastir.

Në këtë ngjarje të rëndësishme shkencore, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i UT-së, u përfaqësua nga dekani Prof. Dr. Gafur Xhabiri, prodekani për arsim Prof. Dr. Xhezair Idrizi, shefi i programit studimor Prof. Dr. Namik Durmishi, shefi i laboratorit Prof. Dr. Ismail Ferati, si dhe asistentët Mr. Sc. Hava Miftari, Mr. Sc. Valbona Mazllami dhe Mr. Sc. Durim Alija.

Konferenca u mbajt më 3 tetor 2025 në qytetin e Velesit dhe mblodhi mbi 100 shkencëtarë dhe ekspertë nga 11 vende të ndryshme, të cilët prezantuan punimet e tyre në fushat e shkencave ushqimore, nutricionizmit, teknologjive inovative dhe qëndrueshmërisë. Ngjarja kishte për qëllim shkëmbimin e njohurive dhe përvojave profesionale me synim zhvillimin e një sistemi ushqimor të sigurt, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.

Pjesëmarrja e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit në këtë konferencë ndërkombëtare nënvizon përkushtimin e këtij fakulteti dhe të Universitetit të Tetovës në tërësi për avancimin e kërkimeve shkencore, ndërkombëtarizimin e studimeve dhe forcimin e bashkëpunimeve ndëruniversitare në fushën e ushqimit dhe të nutricionizmit.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png